Në më pak se 30 minuta, në arenën “Stadion Poljud” të Splitit vendasit kroatë do të çelin rrugëtimin e tyre drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku kundërshtarët e parë të tyre do të jenë “dragonjtë” uellsianë, të cilët pas shumë vitesh do të zbresin në fushë pa legjendën e tyre Gareth Bale.
Për ndeshjen hapëse tekniku i kroatëve, Zlatko Dalic ka përzgjedhur formacionin 4-5-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Livakovic. Mbrojtja me katër përbëhet nga Juranovic, Sutalo, Gvardiol dhe Sosa. Në krahët e mesfushë janë vendosur Perisic dhe Kramaric, ndërsa në qendër janë vendosur tre “arkitektët”, Luka Modric, Marcel Brozovic dhe Mateo Kovacic, të cilët do të mbështesin të vetëm në sulm “bomberin” e Hajduk Split, Marko Livaja.
Në krahun tjetër tekniku i uellsianëve, Robert Page ka vendosur të përdorë formacionin 4-4-2, për t’i bërë ballë sulmeve kroate. Në portë është vendosur Danny Ward e para tij në mbrojtje Williams, Rodon, Mepham e Roberts. Mesfusha me katër plotësohet nga Morrell, Ramsey, Wilson e Ampadu, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Kieffer Moore e Daniel James. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE: