Në më pak se 1 orë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës do të presë Andorrën në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve për “dardanët” nuk ka ndryshuar gjë nga përballja e parë me Izraelin, me teknikun Giresse që ka vendosur të përdorë sërish formacionin 4-3-3, ku padyshim sytë e futbolldashësve do të “bien” mbi treshen e sulmit, Rashica, Muriqi, Zeneli.
Në krahun tjetër, për t’i bërë ballë “dardanëve”, tekniku Alvarez ka vendosur të përdorë formacionin 4-4-2, por megjithatë në “Fadil Vokrri” nuk pritet asgjë tjetër përveç fitores së Kombëtares së Kosovës. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: