Në me pak se 1 orë, në stadiumin “San Siro” do të fillojë përballja e gjigandëve, mes Inter dhe Atalanta në ndeshjen e parë çerek-finale, të Kupës së Italisë.
Tekniku “zikaltër”, Simone Inzaghi nuk ka eksperimentuar me formacionin, teksa ka zgjedhur rreshtimin e zakonshëm 3-5-2. Onana në portë dhe para tij Darmian, de Vrij dhe Acerbi. Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan dhe Gosens plotësojnë “pesshen” e mesfushës. Ndërsa në sulm, rikthehet dyshja e frikshme Lu-La, me “el toron”, që po kalon një formë të zjarrtë ku ka shënuar 6 herë në 6 ndeshjet e fundit.
Në krahun tjetër, “bergamasku” Gian Piero Gasperini ka zgjedhur formacionin 3-4-2-1. Në portë Musso dhe para tij Toloi, “legjionari” Djimsiti dhe Scalvini. Mesfusha përbëhet nga de Roon, Koopmeiners, Hateboer dhe Maehle. Ndërsa 3-shja e repartit ofenziv përbehet nga Boga, Pasalic dhe Zapata. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: