Formacionet zyrtare: Hollanda për fitore ndaj Katarit, Ekuador-Senegal përballje “jetë a vdekje”

schedule15:09 - 29 Nëntor, 2022

schedule 15:09 - 29 Nëntor, 2022

Pas një ore, në stadiumin “Al Bayt”, Hollanda do të përplaset me Katarin, për të mbyllur llogaritë në grupin A.

Tekniku Luis Van Gaal ka zgjedhur formacionin 3-5-2, ku në portë vazhdon të ketë besim të palëkundur të Noppert, mbrojtja përbëhet nga Timber, Van Dijk dhe Ake. Në mesfushë vendosen Dumfries, De Roon, De Jong, Blind dhe Klaassen, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Depay dhe Gakpo.

Në krahun tjetër, tekniku Sanchez i Katarit ka zgjedhur formacionin 5-3-2, më Barsham në portë, Ahmed, Hassan, Khoukhi, Pedro Miguel dhe Mohammad në mbrojtje. Hatem, Madibo dhe Al Haydos në mesfushë, ndërsa në sulm vendosen Afif dhe Almoez Ali.

Përveç ndeshjes, Hollandë-Katar, në orën 16:00 për të mbyllur në mënyrë përfundimtare llogaritë e grupit A do të zhvillohet dhe përballja Ekuador-Senegal.

Tekniku Alfaro ka zgjedhur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 4-1-2-3, ku në portë do të vendoset Galindez, në mbrojtje Preciado, Torres, Hincapie dhe Estupinan. Mesfusha me 3 përbëhet nga Gruezo, Franco dhe Caicedo, ndërsa sulmi i është besuar Platas, Estradas dhe sensacionit të “Katar 2022”, Enner Valencia.

Në krahun tjetër, trajneri Cisse ka vendosur të tijët me rreshtimin 4-2-3-1, me Mendy në portë, Sabaly, Koulibaly, Jakobs dhe Diallo në mbrojtje, Gueye, Ciss, Ndiaye, Gueye dhe Ismaila Sarr në mesfushë, ndërsa sulmi i është besuar Boulaye Dias. /i.m /abcnews.al