Formacionet zyrtare, Club Brugge-Benfica: “Shqiponjat” e Lisbonës kërkojnë fitoren në tokën belge

schedule20:37 - 15 Shkurt, 2023

schedule 20:37 - 15 Shkurt, 2023

Në më pak se 30 minuta vendasit e Club Brugge presin në “Jan Breydel Stadion”, portugezët e Benfica, në përballjen e parë të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League.

Tekniku i vendasve, Scott Parker ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset veterani belg, Simon Mignolet. Përpara në mbrojtje janë pozicionuar Clinton Mata, Hendry, Mechele dhe Meijer. Odoi dhe Onyedika do të vendosen përpara mbrojtjes, ndërsa Buchanan, Vanaken dhe Soëah do t’i vihen në ndihmë sulmuesit të vetëm Noa Lang.

Në krahun tjetër, tekniku gjerman i “shqiponjave” të Lisbonës, Roger Schmidt ka përzgjedhur formulën 4-2-3-1, me portën që do të mbrohet nga greku Vlachomidos. Grimaldo, Otamendi, Antonio Silva dhe Bah ruajnë zonën e rreptësisë, ndërsa nga mesfusha në ndihmë të mbrojtjes do të vijne Chiquinho dhe Florentino. Rafa Silva, Joao Mario dhe Aursens kanë për detyrë krijimin e rasteve, që priten të finalizohën nga “bomberi” luzitan, Goncalo Ramos. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!