Formacionet zyrtare, Chelsea-Liverpool: “Blutë” e Londrës kërkojnë fitoren e parë pas shkarkimit të Graham Potter

schedule20:19 - 4 Prill, 2023

schedule 20:19 - 4 Prill, 2023

Pas 1 ore, Chelsea do të presë në mitikun “Stamford Bridge”, rivalët historikë të Liverpool, në përballjen e prapambetur të javës së 8-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, e cila do të jetë dhe sfida e parë në “epokën” pas shkarkimit të teknikut Graham Potter.

Vendasit do të trajneri i përkohshëm Bruno Saltor, i cili ashtu si Potter ka vendosur të përdorë formacionin 3-4-2-1, me spanjollin Kepa, që do të vazhdojë të mbrojtë portën e “bluve”. Në mbrojtje janë vendosur, Fofana, Koulibaly e Cucurella, me Ben Chillwell e Reece James që janë vendosur në krahët e mesfushës. Qendra “blind”, me N’Golo Kante që rikthehet në formacion, i cili mbështetet nga Enzo Fernandez. Më të avancuar në mesfushë janë Kai Havertz e Mateo Kovacic, me “luzitanin”, Joao Felix, i cili do të jetë i vetëm në majën e sulmit.

Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp ka vendosur të përdorë si zakonisht formacionin 4-3-3, me portën që mbrohet sërish nga braziliani Ederson. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Tsimikas e Joe Gomez, ndërsa në qendër do të pozicionohen Joel Matip e Ibrahima Konate. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Henderson, Fabinho e Curtis Jones, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet nga Darwin Nunez, Fabinho e Diogo Jota. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!