Chelsea do të zbresë në fushë të shtunën në orën 16:00, ku do të sfidojë Burnley. Ajo që bie në sy në këtë përballje është se portieri kosovar, Muric do të jetë titullar.
Chelsea do të tregohet i kujdesshëm në këtë sfidë, pasi miqtë kërkojnë tre pikët për të dalë nga zona e kuqe. Aktualisht “blutë” e Londrës ndodhen në vendin e 11-të me 39 pikë, ndërsa Burnley në vendin e parafundit me 17 pikë.
Sfida tjetër mes Tottenham dhe Luton pritet gjithashtu të jetë interesante. “Spurs” kërkojnë tre pikët në shtëpi për të vazhduar të ndjekin objektivin e tyre, një pozicion në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Luton është në kërkim të pikëve për të qenë sa më larg zonës së rrezikut. Aktualisht, Tottenham ndodhet në vendin e pestë me 53 pikë, ndërsa Luton në vendin e 17 me 22 pikë./h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare Chelsea-Burnley
Formacionet zyrtare Tottenham-Luton