Formacionet zyrtare: Brdariç tenton fitoren, Shehu për të rimarrë kreun, ja si rreshtohen skuadrat

schedule16:22 - 30 Tetor, 2021

schedule 16:22 - 30 Tetor, 2021

Në orën 16:45 luhen një nga ndeshjet më interesante të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Loro Boriçi” do zbresin Vllaznia dhe Tirana, për t’u përballur mes tyre në klasiken e futbollit shqiptarë.

Një takim që është cilësuar si derbi i shqipërisë për shkak të historisë së dy skuadrave në kategorinë superiore.

Shkodranët në këtë duel vijnë me 4 mungesa të sigurta. Kapiteni i skuadrës Gurishta është i pezulluar sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhe. Po për shkak pezullimi mungon edhe Mustedanagic që doli me karton të kuq në sfidën kundër Kukësit. Për shkaqe dëmtimi mungojnë Kaina dhe Bulatovic, që akoma nuk janë gati për të luajtur.

Për sa i përket Tiranës grupi i lojtarëve është i plotë me përjashtim vetëm të Najdovski që do mungojë kundër shkodranëve, ndërsa Xhixha pritet të fillojë titullarë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Dianje, Adili, Fangaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Hakaj,Latifi, Aralica, Gjurgjevik,   Trajner: Thomas Brdariç

Tirana: Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Vesel Limaj, Totre, Xhixha, Ngo, Seferi,   Trajner: Orges Shehi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!