Formacionet zyrtare Bayern Munich-Manchester City: “Bavarezët” kërkojnë “mrekullinë” ndaj “qytetarëve” në “Allianz Arena”

schedule19:48 - 19 Prill, 2023

schedule 19:48 - 19 Prill, 2023

Pas 1 ore Bayern Munich do të presë në “Allianz Arena”,  “qyetarët” e Manchester City në “aktin e dytë” të çerek-finales së UEFA Champions League, në një ndeshje që pritet të dhurojë vetëm spektakël.

Përsa i përket formacionit, tekniku Thomas Tuchel ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur “helveti”, Yann Sommer. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Joao Cancelo e Pavard, me qendrën që plotësohet nga De Ligt e Upamecano. Para tyre në mesfushë janë vendosur Goretzka e Kimmich, ndërsa organizimi i aksioneve sulmuese i është besuar treshes, Coman-Musiala-Sana, me kamerunasi Eric-Maxim Choupo Moting të vetëm në “majën” e sulmit.

Në krahun tjetër, tekniku Pep Guardiola ka vendosur të përdorë rreshtimin e zakonshëm 3-2-4-1, ku në portë është vendosur braziliani Ederson e para tij Akanji, Ruben Dias e Nathan Ake. Më të tërhequr në mesfushë janë Stones e Rodri, ndërsa në krahët e mesfushës janë Bernardo Silva e Grealish. Më të avancuar janë De Bruyne e Gundogan, ndërsa në “majën” e sulmit të “qytetarëve” është “vikingu” Haaland. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: