Pasi shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e një klubi nga Kosova, që siguron fazën e grupeve të një kompeticioni evropian, siç është Conference League, tashmë Ballkani i Ilir Dajës do të tentojë “mrekullinë” dhe të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e UEFA Champions League.
Kështu, në orën 20:45, Ballkani do të presë në “mitikun” e Prishtën, “Fadil Vokrri”, kampionët bullgarë të Ludogorets, në përballjen e parë të vlefshme për raundin e parë të kualfikueseve të Champions-it.
Përsa i përket formacionit, tekniku Ilir Daja i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3-, ku në portë është vendosur Koliçi. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Lorenc Trashi e Thaqi, me qendrën që mbulohet nga Jashanica e Dellova. Në mesfushë “sundon” treshja Zyba-Kuc-Emerllahu, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Gripshi-Rrahmani-Korenica.
Në krahun tjetër, tekniku bullgar Ivaylo Petev ka përzgjedhur po të njëjtin formacion si Daja, atë 4-3-3, ku në portë është Padt, në mbrojtje Witry, Palstun, Russo e Heister, Në mesfushë Show, Goncalvec e Nonato, ndërsa sulmi përbëhet nga Despodov, Tissera e Vidal Rocha. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: