Në 12:30 nis sfida mes Juventus dhe Lazios dhe para pak çastesh trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare. Lazio vjen me mungesa të rëndësishme dhe Inzaghit i është dashur të improvizojë.
Mungon ylli i ekipit, Immobile dhe përfiton Muriqi, që është vendosur ta nisë nga minuta e parë. Goli i parë si lacial nuk ka ardhur ende dhe Juve do të ishte ekipi i duhur për ta bërë “sefte”.
Juve luan 4-4-2 dhe Pirlo ka vendosur të lërë në stol yllin Paulo Dybala. Ronaldo dhe Morata kanë misionin e vështirë për të tundur rrjetën e Lazios sot. /abcnews.al
Lazio (3-5-2): Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto, Fares; Correa, Muriqi. Trajner: Simone Inzaghi.
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Demiral, Bonuçi, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Frabotta; Cristiano Ronaldo, Morata. Trajner: Andrea Pirlo. /abcnews.al

