Formacionet e mundshme: Partizani për fitoren e parë, Egnatia për vazhdimin e surprizës

schedule09:47 - 31 Tetor, 2021

schedule 09:47 - 31 Tetor, 2021

Partizani do të përballet ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” me Egnatian në orën 16:45.

Një takim i rëndësishëm ky për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, sepse në këtë ndeshje do të kërkojë edhe fitoren e parë në këtë sezon.

Trajneri i demave do të bëjë disa ndryshime në formacion duke filluar që nga mbrojtja për të arritur deri tek sulmi. Në këtë takim do t’i besohet një 18-vjeçari, Maguete, që do shpresojnë në një ditë më fat në favorin e tyre.

Nga ana tjetër Egnatia e drejtuar nga Gugash Magani do reagimin për atë humbje kundër Teutës javën e kaluar.

Rrogozhinasit vijnë në këtë duel me grupin e plotë të lojtarëve, për të tentuar fitoren kundër partizanit, duke i sfiduar edhe me ish-lojtarë të tyre si Telushi, Krasniqi.

Formacionet e mundshme:

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Damçevski, A.Marku, Mala, Rrapaj, Maguete, Musta, Cara, Filipoviç.   Trajner: Ilir Daja

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, krivanjeva, Allmuça, Çyrbja, Iseni, Telushi, Bardis, Imeri, Pedro.   Trajner: Gugash Magani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!