Formacionet e mundshme Katar-Shqipëri, sulmi mund t’u besohet dy lojtarëve të Partizanit

schedule09:36 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:36 - 9 Nëntor, 2022

Shqipëria do të luaj sot në orën 18:30 miqësoren ndaj Katarit.

Edi Reja për këtë miqësore, ka thirrur pothuajse të gjithë lojtarët nga Superiorja. Tekniku italian do i besojë skemës 3-5-2 dhe në mbrojtje mendohet të rrjeshtojë Andi Hadrojin nga e djathta, Gurishtën e Vllaznisë në qendër bashkë me Janku të Bylisit dhe Turkaj i Laçit, ndërsa në krahun e majtë Hakaj.

Mesfusha mendohet të jetë me Serxho Ujkën e Laçit, Kallakun e Tiranës dhe Arinaldo Rrapaj të Partizanit.

Ndërsa për sulmin, Edi Reja mendon të rrjeshtojë dyshen e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Shala, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Hakaj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Cara, Skuka./ h.ll/abcnews.al