Sot Inter do të startojë sezonin e ri të Serie A, ku në orën 20:45, në stadiumin “Giusseppe Meazza” do të përballet me skuadrën e Monza.
Inzaghi mendohet të mos bëjë shumë eksperimente dhe pritet të startojë me 11 më të mirët që ka në skuadër.
Në portë pritet padyshim nënshkrimi i ri Sommer, dhe në mbrojtje do të jetë treshja Darmian, De Vrij dhe Bastoni. Mungesë e madhe në këtë repart do të jetë Acerbi pasi është dëmtuar. Mesfusha pritet të përbëhet nga Dumfries dhe Dimarco në krahët e saj, ndërsa Barella Calhanoglu dhe Mkhitaryan në qendër. Sulmi nuk ka dyshim, do të jetë Lautaro Martinez me partnerin e tij më të ri, Thuram.
Monza nga ana tjetër pritet të fillojë këtë sfidë me Di Gregorio në portë, ndërsa mbrojta me Caldirola, Pablo Mari dhe nënshkrimi i ri me parametra zero, ish-lojtari i Interit, D’Ambrosio. Mesfushë do të startojë Kyriakopoulos, Galiardini, një tjetër ish-zikaltër, Pessina dhe Ciurria. Sulmi pritet të jetë me Caprari Carvalho dhe Coplani./h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme: