Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, nuk arriti të shkëlqente me kombëtaren italiane gjatë ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Fituesi i Këpucës së Artë i sezonit të shkuar nuk arriti të shënonte asnjë gol në dy barazimet që Italia mori, konkretisht me Poloninë dhe Holandën.
Mediat italiane e kritikuan menjëherë atë, por ka qenë tekniku Roberto Mancini, i cili i ka dalë në krahë 30-vjeçarit. Numri një i kombëtares italiane e ka mbështetur sulmuesin përmes një reagimi të tij në “Twitter”.
@ciroimmobile segnerai i gol decisivo contro la Polonia e questo vale per tutti i nostri attaccanti forza italia ??????
— Roberto Mancini (@robymancio) October 15, 2020
“Ti do të shënosh golin vendimtar kundër Polonisë dhe kjo vlen për të gjithë sulmuesit tanë. Forca Itali”, shkruan Mancini. Nuk vonoi shumë përgjigjja e Immobiles, i cili e falenderon atë. “ Shumë faleminderit mister, kurrë nuk do të dorëzohemi”, janë fjalët e sulmuesit italian. /abcnews.al

