Tashmë nuk është më një rastësi. Evertoni i Carlo Ancelottit po shkëlqen në këtë fillim të sezonit, ku pas katër ndeshjeve të para ka plot 12 pikë. Ata renditen në vendin e parë dhe falë formës së mirë të Dominic Calvert-Lewin, i cili i ka habitur të gjithë.
Anglezi deri më tani numëron nëntë gola në gjashtë ndeshje dhe aktualisht Lewin është në krye të listës së golashënuesve. Mesa duket 23-vjeçari e ka një sekret për këtë formë që po kalon dhe të gjithë do të befasohemi nga ai.
Sipas raportimit të “Daily Mail”, bomberi i Evertonit i beson shumë bestynive. Para çdo ndeshje ai ha një sasi jo të vogël çokollatash Maltesers. Ndoshta ato nuk janë ideale që t’i konsumosh para ndeshjes, por is që Lewin beson tek fati që ato i kanë dhënë. /abcnews.al