Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e Mallorca.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje, më shumë se fituesi i Topit të Artë, Benzema. Sipas “futboldesdemallorca”, klubi spanjoll ka paramlajmëruar cilido ekip që shfaq interes për bomberin dardan, duhet të paguajë minimalisht 40 milionë euro.
Kujtojmë se Mallorca, sipas “transfermarkt”, e mori nga Lazio për shifrën e 7,7 milionë euro./ h.ll/abcnews.al