“​Ford” humb 1.3 miliardë dollarë për shkak të grevës

schedule19:33 - 29 Tetor, 2023

schedule 19:33 - 29 Tetor, 2023

Ford vlerëson një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh nga një grevë që filloi në mes të shtatorit dhe përfundoi të mërkurën me një marrëveshje në parim me sindikatat që do të lejojë fabrikat të rihapen, tha shefi financiar i kompanisë, John Lawler.

Pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes, Lawler tha se do të rriste kostot e prodhimit nga 850 në 900 dollarë për automjet, raporton “Figaro”. Si rezultat, Ford-it do t’i duhet të rrisë efikasitetin dhe produktivitetin për të kompensuar kostot më të larta të punës, theksoi Lawler.

Pothuajse 45.000 nga gjithsej 146.000 punonjës që janë anëtarë të sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Automjetit (UAW) dolën në grevë në Ford, si dhe në dy prodhues të tjerë amerikanë të makinave, Stellantis dhe General Motors. Ford është e para nga tri kompanitë që nënshkruan një marrëveshje me sindikatat.