Forcohet euro/ Përgjate muajit shkurt ka fituar rreth 2 pikë kundrejt lekut

schedule15:15 - 11 Shkurt, 2024

schedule 15:15 - 11 Shkurt, 2024

Valutat e huaja kanë fituar terren kundrej monedhës shqiptare. Gjatë javës së parë të këtij muaji leku duket se ka ndalur revanshin përballë monedhave kryeore të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 104.27 lekë duke pasur një tendencë në forcim nga dita në ditë.Nëse bëjmë një krahasim me ditët e para të këtij viti rezulton se euro ka fituar rreth afersisht dy pikë. Por pavarësisht kësaj duket se kursi i këmbimit euro-lek është stabilizuar dhe luhatjet janë në nivele minimale.  Dobësimi i euros është i konsideruesshëm dhe krahasuar me vitin e kaluar pasi monedha europiane ka humbur 12 pikë. Në të njëjtën periudhë të viti të kaluar monedha europiane këmbehej me 116 lekë.

Mesa duket ky do të jetë një standart i ri në kursin e këmbimit lek –euro për vitin 2024. Gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka parashikuar që ët tërheqë nga tregu rreth 330 milion euro përgjatë gjithë vitit për efekt të rezerves valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Ankandi i parë për tërheqjen e rreth 10 milion eurove parashikohet që të realizohet javën e ardhshme.

Një forcim ndaj lekut shqiptar ka fituar edhe monedha amerikane. Në bazë të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari po këmbehet aktualisht me 97 lekë.

Banka e Shqipërisë e vlerëson këtë nivel të ri të krijuar në kursin e këmbimit midis lekut dhe valutave të huaja si një mekanizëm të rëndësishëm për të mbajtur në kontroll rritjen e çmimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!