Forcohet Euro, dobësohet Dollari

schedule14:41 - 20 Janar, 2019

schedule 14:41 - 20 Janar, 2019

Vazhdon forcimi i Euros në tregun e këmbimit valutor edhe pse me ritme të kujdesshme. Fundjava është mbyllur me forcim të Euros në treg, e një dobësim të lehtë të Dollarit amerikan.

Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët është shkëmbyer me 123.99 Lekë, me një rritje të lehtë prej 0.11%. Ndërsa Dollari amerikan, sipas të njëjtit burim ka pësuar një ulje të lehtë me 0.01%, duke u këmbyer me 108.71 lekë.

Me rritje është mbyllur java për Paundin britanik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me Frangën zvicerane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!