Forcimi i lekut/ Ekspertët: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar, rivlerësohet borxhi i huaj

schedule20:14 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 20:14 - 29 Dhjetor, 2023

Leku është forcuar ndjeshëm kundrejt monedhave të huaja, kryesisht euros. Ekspertja e ekonomisë, Brunilda Isaj tha në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, se kjo ka ardhur për shkak të disa faktorëve.

Isaj nënvizoi se euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar.

“Monedha jonë vendase, me dinjtet ka kaluar një vit i cili ka reflektuar një mbi çmim të lekut në nivele shumë të larta, e ardhur nga dy faktorë kryesorë. Likuiditeti i lartë i euros, nga rritja e turizmit, nga rritja e remitancave, të cilat e dimë që me rregull tregu, sa më shumë likuiditet kemi në treg, aq më shumë i bie çmimi. Kishim edhe nje rënie të likuiditetit në monedhën lek, ka ardhur nga një sasi e kufizuar të investimeve të pritshme, por edhe një injektim më i paktë në ekonomi, për shkak të normës së inflacionit. Këto kanë ndikuar që raporti i euros me lekut, në ketë sjellë nënçmim të euros. Euro ka rënë me 9.1% në krahasim  me vitin e kaluar”, theksoi ajo.

Ndërsa eksperti Genti Beqiri u shpreh se dobësimi i euros, rivlerëson edhe borxhin e huaj të Shqipërisë ndaj të tretëve.

“Besoj që analiza është e saktë, por do shtoja që normalisht ne një ekonomi si ajo e Shqipërisë, ka edhe faktorë të tjerë, që ka lidhje me informalitetin, me disa investime prioritare në sektorin e ndërtimit, energjisë, ka ndikuar në këtë zhvlerësim. Është ndoshta, mosdëshirë e Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë, një dobësim i euros rivlerëson borxhin e huaj që ka ndaj të tretëve. Patjetër që turizimi dhe disa sektorë të tjerë kanë ndikuar pozitivisht, por nuk është i vetmi faktor, por është diçka më e gjerë”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!