Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcim sigurisë në gjykata/ Qeveria do rishikojë protokollet e sigurisë në sistemin e drejtësisë

schedule18:19 - 9 Tetor, 2025

schedule 18:19 - 9 Tetor, 2025

Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë do të rishikojnë masat e sigurisë në gjykata dhe në të gjithë sistemin e Drejtësisë. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu thotë se do të rishikohen protokollet e sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.

“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. Në përfundim, do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë”, theksoi Koçiu.

Ministrja e Brendshme shpjegon ndryshimet qe do të bëhen për te rritur sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune.”, tha ministrja e Brendshme. Koçiu thekson se aktualisht Garda e Republikës ruan gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe kreun e BKH. “Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona.”, u shpreh Albana Koçiu.

Ministrja Kociu ka një mesazh dhe për Opozitën.

“E fundit, por e diktuar nga narrativa politike që fatkeqësisht ka shoqëruar këtë ngjarje nga kampi i opozitës, dua të distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen”, tha Koçiu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!