Forcat ukrainase sulmojnë një hotel në Donetsk, plagosen dy politikanë rusë

schedule08:55 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 08:55 - 22 Dhjetor, 2022

Ish-zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin dhe kreu i qeverisë së Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk, Vitaly Khochenko, u plagosën të mërkurën kur forcat ukrainase bombarduan një hotel në periferi të kryeqytetit rajonal.

Rajoni i Donetskut, i kontrolluar nga forcat pro-ruse dhe ushtria ruse, është pjesë e rajonit të njohur si Donbas, i cili ka qenë qëndra e luftës Rusi-Ukrainë.

Rogozin, një ish-kreu i agjencisë ruse, ​​ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ambasador rus në OKB, themelues i një partie politike të ekstremit të djathtë, shërben gjithashtu si këshilltar për çështjet ushtarake në dy rajonet e Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të cilat janë në kontrollin e forcave ruse.

Hoteli u bombardua nga një armë me precizion të lartë, sipas burimeve për agjencitë ruse të lajmeve. Një deputet rus, i cili ishte gjithashtu në hotel, beson se pala ukrainase ishte në dijeni se të dy politikaët rusë ndodheshin aty.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!