Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk, tha se ushtria kreu një sulm në një depo municionesh ruse në Krimenë e kontrolluar nga Moska.
“Edhe një herë, avionët ukrainas të “shkatërruar” vazhdojnë të kryejnë me sukses misionet luftarake,” tha Oleschuk në një postim në Telegram, duke iu referuar një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes ruse se pesë avionë ushtarakë ukrainas u shkatërruan në aeroportin në rajonin qendror të Poltava.
/abcnews.al