Forcat ukrainase kanë rrëzuar 13 drone “kamikaze” mbi Mykoliav gjatë natës, sipas guvernatorit të rajonit, Vitaliy Kim.
Ai postoi në Telegram për të thënë se armiku sulmoi dy herë me dron kamikaze ‘Shahed-136’. 13 prej tyre u rrëzuan në territorin e rajonit. Kështu, 11 dronë u rrëzuan nga forcat dhe mjetet e mbrojtjes kundërajrore të komandës ajrore ‘Jugore’ dhe dy të tjerë nga ushtarët e gardës kombëtare të Ukrainës dhe të shërbimit kufitar shtetëror të Ukrainës.
Kim identifikoi gjithashtu disa zona të rajonit që ishin granatuar, por nuk kishte asnjë tregues për ndonjë viktimë deri më tani. Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /abcnews.al