Forcat ukrainase nisin sulmet në ishullin e gjarpërinjve

schedule08:19 - 22 Qershor, 2022

schedule 08:19 - 22 Qershor, 2022

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka nisur sulme ajrore në ishullin Zmiinyi, i njohur gjithashtu si ishulli i gjarpërinjve, duke shkaktuar “humbje të konsiderueshme” për forcat ruse, sipas The Guardian.

Moska pretendoi se zmbrapsi sulmin “e çmendur” ukrainas, sulm në të cilin Ukraina ka pretenduar se i ka shkaktuar ushtrisë ruse humbje të mëdha. Në një përditësim të postuar në kanalin e saj Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

“Më 20 qershor në orën 5 të mëngjesit, regjimi i Kievit ndërmori një tjetër përpjekje të çmendur për të zotëruar ishullin e gjarpërinjve. Kjo është një tjetër ‘fitore’ e rreme e ushtrisë ukrainase”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!