Forcat Speciale kontrolle në Vlorë dhe në Fier

schedule10:10 - 27 Shtator, 2018

schedule 10:10 - 27 Shtator, 2018

Operacioni “Forca e Ligjit” është përqëndruar në Vlorë dhe në Fier. Forcat Speciale kanë zhvilluar gjatë natës kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të dy qyteteve, por edhe në brendësi të tyre. Janë ngritur dy postblloqe të mëdha në zona të ndryshme dhe janë kontrolluar shumë automjete, banesa dhe biznese. Bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar për arrestimin e personave në kërkim, me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Në Vlorë nuk kanë dalë rezultatet zyrtare, kurse në Fier policia njoftoi se janë arrestuar 5 persona si dhe janë shoqëruar për verifkim 13 të tjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!