Gazeta turke Yeni Safak e konsideron “sfidë” ndaj Turqisë praninë e Forcave Speciale të Forcave të Armatosura Greke, në zonën e fshatit Megalo Derio në Soufli , për të parandaluar kalimin e emigracionit të paligjshëm në kufirin greko-bullgar.
Me një titull provokues: “Njësi patrullimi në një “fshat tjetër” turk të Thrakisë Perëndimore” , gazeta turke raporton se parashutistët mbërritën në Megalo Derio me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros , duke theksuar se do të patrullojnë të gjithë zonën.
Artikulli flet për fshatrat “turke” në Thrakë, duke pyetur pse Athina dërgon apo kryen stërvitje në fshatrat minoritare. /abcnews.al/