Forcat speciale britanike nën hetim për krime lufte në Afganistan

schedule19:58 - 5 Korrik, 2023

schedule 19:58 - 5 Korrik, 2023

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi sot se forcat speciale janë subjekt i një hetimi të pavarur të vazhdueshëm ndaj forcave britanike në Afganistan të dyshuara për aktivitete të paligjshme, veçanërisht bastisje vdekjeprurëse dhjetë vjet më parë.

Hetimi, i cili u njoftua dhjetorin e kaluar dhe filloi në mars, “është aktualisht në fazën e dëgjimit meritor dhe unë jam në gjendje të konfirmoj se akuzat kanë të bëjnë me sjelljen e forcave speciale britanike,” tha Benn Wallace në një deklaratë me shkrim në parlament.

“Ky konfirmim bëhet në rrethanat e jashtëzakonshme të hetimit në fjalë, ku në fokus të hetimeve janë aktivitetet e këtij organi”, shtoi ai, duke theksuar natyrën e jashtëzakonshme të thirrjes së veprimtarisë së forcave speciale.

Hetimi mbulon periudhën nga mesi i vitit 2010 deri në mesin e vitit 2013, kur dy familje në Afganistan – tetë persona përfshirë tre fëmijë – dyshohet se u qëlluan për vdekje nga forcat speciale britanike gjatë bastisjeve në Afganistan, në 2011 dhe 2012.

Një hetim i BBC-së i transmetuar një vit më parë që bëri bujë të madhe në Britani, kishte identifikuar 54 raste të personave të vrarë në Afganistan në rrethana të dyshimta nga një njësi e forcave speciale britanike, fakte që ishin mbuluar nga eprorët e tyre.

Në Australi, një hetim i brendshëm arriti në përfundimin se 39 civilë dhe të burgosur u “vranë në mënyrë të paligjshme” në Afganistan nga forcat speciale australiane. Një veteran ushtarak 41-vjeçar akuzohet për krime lufte dhe u arrestua në mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!