Forcat spanjolle të sigurisë gjejnë një tjetër “letër bombë”

schedule09:45 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 09:45 - 1 Dhjetor, 2022

Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në një paketë të dërguar në bazën e forcave ajrore në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit, raportoi gazeta El Mundo këtë mëngjes.

Lexo edhe: E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid

Dy letra bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës, tha policia.

I pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së mërkurës. Një punonjës i ambasadës hapi zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. /abcnews.al