Forcat detare ruse thuhet se kanë zmbrapsur një sulm me dron në Gjirin e Sevastopolit, sipas udhëheqësit të vendosur nga Moska, shkruan skynews.
Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe është vendi ku ka selinë e flotës së Detit të Zi.
“Anijet e Flotës së Detit të Zi zmbrapsën një sulm me dron në ujërat e Gjirit të Sevastopolit”, tha në një mesazh në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev.
“Situata është nën kontroll.”
Zyrtarët lokalë thanë se tragetet dhe varkat kishin ndaluar përkohësisht kalimin në Gjirin e Sevastopolit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po planifikon të “çlirojë” të gjithë territorin e vendit, përfshirë Krimenë.
Këtë mëngjes, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai tha se Ukraina kishte kryer sulme ajrore në pozicionet dhe sistemet e mbrojtjes ajrore ruse.
/abcnews.al