Dy mësues u vranë dhe tre persona të tjerë u plagosën nga një sulm rus që ndodhi sot, të mërkurën në një shkollë në qytetin Romny në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko.
Dy persona mbeten të bllokuar në rrënoja.
Sipas informacioneve, një dron rus goditi shkollën në orën 10:05 me kohën lokale.
/abcnews.al