Forcat ruse sulmojnë portin e Odesës, shkatërrohen 1000 ton drithëra

schedule14:50 - 25 Shtator, 2023

schedule 14:50 - 25 Shtator, 2023

Një sulm ajror rus gjatë natës në Odessa, në Ukrainën jugore, shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në infrastrukturën portuale të qytetit dhe shkatërroi depot e grurit, thanë sot zyrtarët ukrainas.

Nuk pati viktima nga sulmi në Odessa, por të paktën një person u vra në një tjetër sulm ajror rus në qytetin Berislav në Kherson, tha guvernatori i provincës Oleksandr Prokudin.

Sulmi në Odesa shkaktoi shkatërrimin e magazinat e grurit dhe dëmtime serioze në port”, theksoi Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Sviridenko në platformën X.

Guvernatori rajonal i Odesa-s, Ohel Kiper tha se pothuajse 1000 ton drithë ishin shkatërruar nga sulmi rus.

Ministria e Energjisë së Ukrainës vuri në dukje se sulmet ruse dëmtuan rrjetin elektrik, si rezultat i të cilit u ndërpre furnizimi me energji elektrike për më shumë se 1000 persona në rajonin e Odesës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!