Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, raportohet për 48 të vrarë

schedule15:22 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:22 - 5 Tetor, 2023

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën, me sulme të vazhdueshme duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. 48 persona u raportuan të vrarë si pasojë e forcave ruse në një fshat në  rajonin verilindor të Kharkiv.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, i cili tha forcat ruse kanë goditur me raketa një dyqan ushqimesh.

“Terrori rus duhet të ndalet. Kushdo që ndihmon Rusinë t’i anashkalojë sanksionet është kriminel. Të gjithë ata që ende e mbështesin Rusinë po mbështesin të keqen,” tha Zelensky.

Sulmi i sotëm vjen mes sulmeve të shumta dhe të vazhdueshme me dronë gjatë natës, ku ndër të tjera besohet se është sulmuar edhe një spital.

“Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vend. Deri tani, trupat e 48 personave të vdekur, përfshirë një djalë 6-vjeçar, janë nxjerrë nga rrënojat. 6 persona, mes tyre 1 fëmijë, kanë mbetur të plagosur.

Mjekët po u ofrojnë ndihmën e nevojshme. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar,”tha kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!