Forcat ruse nuk ndalen, bombardojnë gjatë natës zonën rreth termocentralit Zaporizhzhia

schedule09:06 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 09:06 - 3 Dhjetor, 2022

Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës, duke dëmtuar tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike.

“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan.

Dhjetëra shtëpi, ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan”, tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.

/abcnews.al