Forcat ruse mbajnë peng rreth 50 punonjës të Zaporizhzhia

schedule14:55 - 19 Tetor, 2022

schedule 14:55 - 19 Tetor, 2022

Petro Kotin, kreu i agjencisë shtetërore bërthamore të Ukrainës, Energoatom, ka bërë me dije se rreth 50 punonjës të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia mbaheshin në robërinë ruse.

Kotin i tha AFP se më shumë se 150 njerëz nga stafi i uzinës u kapën që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

“Disa prej tyre më vonë u liruan, por ka nga ata që ende nuk dihet për fatin e tyre”, vuri në dukje ai, sipas Ukrinform.

Më 17 tetor, pushtuesit rusë arrestuan kreun e departamentit të teknologjisë së informacionit të ZNPP, Oleh Kostyukov dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të uzinës, Oleh Osheka dhe i çuan në një drejtim të panjohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!