Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat ruse lëshojnë raketa “Calibr” drejt Ukrainës nga Deti i Zi

schedule12:34 - 30 Prill, 2022

schedule 12:34 - 30 Prill, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar atë që ushtria ukrainase ka thënë për gati një javë: përdorimin e nëndetësve në Detin e Zi për të sulmuar me raketa objektivat ukrainase, sipas CNN.

Pamjet e publikuara nga ministria të premten tregojnë lëshimin e raketave Kalibr nga një nëndetëse ruse. Një javë më parë, forcat e armatosura ukrainase raportuan se trupat ruse “po sulmonin me raketa dhe bomba  infrastrukturën ushtarake dhe civile.”

Mes akteve të sabotimit këtë javë në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavi, ushtria e Ukrainës tha se forcat armike po përgatisin gjithashtu provokime me sulme raketore në Transnistria për të akuzuar Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!