Rusia po tenton që të fusë trupa në Ukrainë përmes bazës ushtarake në Gyumri, Armeni. Kjo bazë ndodhet rreth 100 km nga kryeqyteti Ierevan.
Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e armatosura të Ukrainës, transmeton Kyiv Independent. Nga ana tjetër, Pentagoni ka bërë të ditur se rusët kanë lëshuar mbi 1,080 raketa mbi Ukrainë që nga fillimi i konfliktit.
Një zyrtar i lartë i Pentagonit, i cituar nga CNN bëri të ditur se hapësira ajrore e Ukrainës është ende e “kontestuar”, duke shtuar se forcat ruse nuk e kanë marrë kontrollin. /abcnews.al/