Forcat izraelite vranë tre palestinezë dhe plagosën 29 të tjerë në një bastisje në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Sipas mediave lokale, ushtarët izraelitë bastisën Jeninin me dhjetëra automjete të blinduara ushtarake. Snajperë izraelitë u vendosën gjithashtu në disa shtëpi gjatë bastisjes.
Pas reagimit ndaj bastisjes, shpërtheu një përleshje mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në Jenin, tre palestinezë u vranë dhe 29 palestinezë të tjerë u plagosën me armë zjarri.
Pesë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje të rëndë.