Forcat izraelite të Mbrojtjes konfirmojnë arrestimin e drejtorit të spitalit Al-Shifa

schedule14:14 - 23 Nëntor, 2023

schedule 14:14 - 23 Nëntor, 2023

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë ndaluar drejtorin e spitalit Al-Shifa, për ta marrë në pyetje.

Dr. Mohammed Abu Salmiya më herët u raportua se ishte arrestuar gjatë evakuimit të Spitalit Al-Shifa, si pjesë e një kolone të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan CNN.

Abu Salmiya “u kap dhe u transferua për t’u marrë në pyetje pas provave që tregojnë se Spitali Shifa, nën menaxhimin e tij të drejtpërdrejtë, shërbente si qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit”, tha IDF të enjten në një deklaratë të përbashkët me Agjencinë e Sigurisë izraelite.

Sipas deklaratës, situata e rrjetit të tunelit të Hamasit nën spital shfrytëzonte gjithashtu energjinë elektrike dhe burimet e marra nga spitali. Përveç kësaj, Hamasi ruante armë të shumta brenda spitalit dhe në mjediset e spitalit.

“Në spital, nën drejtimin e tij, kishte një aktivitet të gjerë terrorist të Hamasit. Zbulimet e përfshirjes së tij në aktivitetin terrorist do të përcaktojnë nëse ai do t’i nënshtrohet marrjes në pyetje të mëtejshme nga ISA”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!