Forcat izraelite kanë sulmuar kampin e refugjatëve Shujaiya në qendër të Gazë, duke shkaktuar 7 viktima dhe disa të plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Ndërkohë 6 persona të tjerë u vranë mbrëmë në një bastisje në jug të kampit Nuseirat.
Numri i të vdekurve në enklavën palestineze që nga 7 tetori ka shkuar në 33,175 të vdekur dhe rreth 75,886 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
/abcnews.al