Forcat izraelite qëllojnë për vdekje 27-vjeçarin nga Palestina

schedule20:48 - 23 Qershor, 2020

schedule 20:48 - 23 Qershor, 2020

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një burrë palestinez në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor.

Policia kufitare izraelite njoftoi të martën se qëlluan dhe vranë një të dyshuar për të cilin ata thonë se u përpoq të shtypte me makinë një oficere femër në një pikë kontrolli në fshatin palestinez Abu Abu Dis, në lindje të Jerusalemit. Policia njoftoi po ashtu se oficerja u plagos lehtë si pasojë e incidentit.

Viktima u identifikua si 27-vjeçari Ahmad Erekat.

“Ky i ri u vra në gjak të ftohtë. Sonte ishte dasma e motrës së tij,” tha Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së lirimit të Palestinës. Saebi tha që burri i vrarë ishte i afërmi i tij dhe se javën tjetër martohej.

“Ajo që pretendon ushtria okupuese, se ai po përpiqej të shtypte dikë me makinë, është gënjeshtër,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld u shpreh se “burri e drejtoi makinën e tij me shpejtësi në drejtim të një policeje kufitare që u lëndua lehtë.”

Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar gjithashtu forcat e sigurisë izraelite për përdorimin e forcës së tepërt, ose në disa raste hapjen e zjarrit ndaj makinave që thjesht kanë humbur kontrollin. /abcnews.al/