Forcat izraelite kanë përparuar në qendër të Rafah, me tanket qe janë vendosur pranë xhamisë al Awda, sipas dëshmitarëve. Përparimi vjen tre javë pas një operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës që nxitur kritika masive nga ndërkombëtarët.
Exclusive footage from Al Jazeera shows Israeli occupation tanks advancing further into the west of Rafah city.
The Israeli occupation intends to fully occupy the Philadelphi Axis with Egypt, effectively encircling the Strip and implementing disastrous restrictions. pic.twitter.com/6rgaIOJ8XK
— Quds News Network (@QudsNen) May 28, 2024
Ndërkohë 45 persona janë vrarë ditën e djeshme në sulmin e forcave izraelite në Rafah, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite njoftoi se goditi një bazë ku strehoheshin pjesëtarë të lartë të grupit militant.
Sulmi u dënua nga udhëheqësit botërorë, të cilët kërkuan zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli t’i japë fund sulmit në Rafah.
Shtetet e Bashkuara reaguan të hënën për sulmin, duke nxitur Izraelin që të marrë masa për t’i mbrojtur civilët, pas “pamjeve të tmerrshme” nga sulmi ushtarak në Rafah.
/abcnews.al