Në një analizë, The New York Times, flet për tensione në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin. Sipas analizës, tensionet u bënë më të dukshme të martën kur Departamenti i Shtetit ndaloi vizat për kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor që kanë kryer akte dhune kundër palestinezëve.
Madje flitet edhe për një kritikë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu se nuk ka bërë shumë për të frenuar sulme të tilla ndërkohë që vazhdojnë luftimet me Hamasin në Gaza, raporton abcnews.al
Nga ana e tij, Netanyahu, duke sfiduar paralajmërimet e Uashingtonit, tha se ushtria izraelite do të marrë kontrollin e sigurisë në Gaza pas humbjes së Hamasit.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Izraeli ka nevojë për mbështetjen e qeverisë amerikane për të vazhduar furnizimin e forcave të tij dhe për ta mbrojtur atë nga presioni ndërkombëtar”, thekson analiza e NYT.
“Biden ka pasur marrëdhënie të ngushta me Izraelin dhe po sulmohet pikëtisht për këtë gjë, veçanërisht nga krahu i majtë i partisë së tij, i cili e ka akuzuar atë se ka lejuar masakrimin e civilevë,” thekson artikulli ndërsa i referohej objektivave kryesore të luftës, si dhe afatin kohor të caktuar nga Uashingtoni për arritjen e tyre.
Qëllimet e luftës
“Pyetja në fakt është se si ju, nga njëra anë, lejoni një shtet sovran si Izraeli të ndërmarrë objektiva terroriste, ndërkohë që i kërkohet që ta bëjë këtë në një mënyrë që minimizon dëmin ndaj civilëve?, tha Jake Sullivan, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare.
Tani për tani, Biden i ka lënë ministrat e tij të japin publikisht mesazhet më të ashpra. Ditët e fundit, nënpresidentja Kamala Harris tha se “Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e pafajshëm” dhe dërgoi një këshilltar të sigurisë kombëtare në Izrael për të përcjellë shqetësimet e liderëve arabë me të cilët u takua gjatë një udhëtimi në Dubai, raporton abcnews.al.
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se ishte e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të parandalojnë vrasjen e civilëve dhe zhvendosjen e tyre në jug.
“Deri një javë më parë, administrata Biden ishte e palëkundur në mbështetjen e saj për qëllimin e Izraelit për të shkatërruar Hamasin,” sipas Enya Crivin, një analiste në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, cituar nga NYT.
“Administrata e SHBA i ka dhënë Izraelit rreth tetë javë dhe tani ka filluar të vendosë kushte për mbështetjen e vazhdueshme,” shtoi ajo.
Ajo thotë se Izraeli dëshiron të “mbajë SHBA-në në anën e saj për aq kohë sa të jetë e mundur”, por mund ta ketë të pamundur të përmbushë plotësisht kërkesat e administratës Biden.
Presidenti amerikan është dakord se Hamasi nuk duhet të ketë më pushtet në Gaza, megjithatë, ai kundërshton faktin që Izraeli të marrë kontrollin e eklavës. Netanyahu e kundërshton një mundësi të tillë dhe tha dje, se vetëm Izraeli mund të sigurojë që Gaza të çmilitarizohet pas shkatërrimit të Hamasit.
“Nuk jam gati të mbyll sytë dhe të pranoj një marrëveshje tjetër”, theksoi ai.
Strategjia e Bidenit
Pavarësisht çdo kundërshtimi, zyrtarët e administratës Biden thuhet se pohojnë, sipas NYT, se strategjia e presidentit amerikan ka dhënë rezultat.
Duke e mbajtur Izraelin afër, kjo ndihmoi në parandalimin e zgjerimit të luftës duke hapur një front kundër Hezbollahut në Liban, e detyroi atë lejonte kalimin e ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa fillimisht tha se do të bllokonte furnizimet me ushqime, ujë dhe mallra të tjera, inkurajoi një armëpushim i përkohshëm që lejoi lirimin e më shumë se 100 pengjeve dhe e shtyu Izraelin të merrte më shumë masa për të kufizuar viktimat civile, raporton abcnews.al.
“Izraeli ka dëgjuar nga ne me zë të lartë dhe të qartë pritjet tona që të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar, të respektojë rregullat e luftës dhe të ndërmarrë hapa për të minimizuar, në masën më të madhe të mundshme, viktimat civile ndërsa zhvillon këtë luftë kundër Hamasit,” tha Zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve Olivia Dalton.
Ndërsa lufta vazhdon, koha po kalon dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kuptojnë se ka një kufi për mbështetjen e Izraelit.
“Unë mendoj se politika e Shteteve të Bashkuara ka një jetëgjatësi prej katër deri në gjashtë javë,” tha Cliff Kapchan, president i Grupit Eurasia.
“Nëse kjo luftë vazhdon ende në janar, mosmarrëveshjet në Partinë Demokratike dhe presioni i fortë ndërkombëtar ka të ngjarë ta detyrojnë Biden të bëjë presion ndaj Izraelit për të reduktuar operacionet ushtarake,” shtoi ai.
/abcnews.al