Forcat izraelite hapin zjarr ndaj turmës që po priste në radhë për ushqim, 104 të vdekur në Gaza

schedule13:55 - 29 Shkurt, 2024

schedule 13:55 - 29 Shkurt, 2024

Të paktën 104 njerëz vdiqën dhe 760 u plagosën në një incident kaotik ku trupat e IDF hapën zjarr ndërsa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

Civilët ishin  mbledhur rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.

Një zyrtar izraelit tha për CNN se trupat e IDF-së hapën zjarr ndaj njerëzve që rrethuan kamionin me ndihma pasi “turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr.”

Dr. Amjad Eleiwa në dhomën e urgjencës të Spitalit Al Shifa tha për CNN se 40 nga njerëzit që u vranë kishin mbërritur në spital.

Numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve pritet të rritet pasi shumë trupa  dhe njerëz janë ende në rrugë, me ambulancat që përpiqen të arrijnë tek ata në nevojë sepse rrënojat po bllokojnë rrugën.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!