Forcat izraelite godasin automjetin me vëzhgues të OKB-së në Liban, raportohet për disa të plagosur

schedule11:40 - 30 Mars, 2024

schedule 11:40 - 30 Mars, 2024

Një sulm izraelit më 30 mars goditi një automjet ku ndodheshin vëzhgues të Kombeve të Bashkuara jashtë qytetit kufitar të Libanit jugor, Rmeish, duke plagosur disa prej tyre.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee mohoi se forcat izraelite goditën një automjet që i përkiste misionit paqeruajtës të OKB-së në Libanin jugor, Unifil.

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin e armatosur libanez Hezbollah në jug të Libanit  për gati gjashtë muaj paralelisht me luftën në Gaza.

Si pasojë e bombardimeve izraelite ndaj Libanit, rreth 270 ushtarë janë vrarë, dhe rreth 50 civilë, duke përfshirë fëmijë, mjekë dhe gazetarë dhe kanë goditur si Unifil ashtu edhe ushtrinë libaneze.

Në nëntor, Unifil tha se një nga patrullat e saj u godit nga izraelitët në Libanin jugor, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Unifil(forcat e OKB-së në Liban) në shkurt tha se ushtria izraelite shkeli ligjin ndërkombëtar duke qëlluar mbi një grup gazetarësh qartësisht të identifikueshëm, duke vrarë një gazetar të Reuters.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!