Forcat izraelite bombardojnë kampin e palestinezëve në Gaza, raportohet për 25 të vdekur

schedule08:40 - 22 Qershor, 2024

schedule 08:40 - 22 Qershor, 2024

Autoritetet palestineze thonë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe 47 janë plagosur në një sulm në një kamp të personave të zhvendosur pranë Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë raportuan se forcat izraelite goditën kampin në zonën Maëasi.

Ndërkohë 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Al-Mawasi ishte caktuar si një “zonë e sigurt” humanitare nga Izraeli dhe mijëra njerëz janë zhvendosur pas sulmit të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut.

Ushtria izraelite tha se episodi ishte në shqyrtim, por se “nuk ka indikacione se një sulm është kryer nga IDF” brenda zonës së sigurt, duke përdorur një akronim për forcat izraelite.

Izraeli ka bombarduar më parë vende në afërsi të al-Muwasi, një zonë rurale pa ujësjellës apo ujëra të zeza dhe ku palestinezët kanë jetuar në kushte të mjerueshme.

/abcnews.al