Forca Ajrore përmes ekuipazhit të Cougar evakuon 15 persona në fshatrat Theth e Shalë. Mes tyre ishin dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka. 15 personat, përfshirë edhe disa mësues u dërguan në qytetin e Shkodrës për të marrë ndihmën shëndetësore në spital. Sipas njoftimit, evakuimi i mësuesve u bë me helikopteri, për shkak se me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur. /abcnews.al
Forcat e ushtrisë shpëtuan 15 personat e izoluar në Theth dhe Shalë
schedule12:54 - 13 Janar, 2019
schedule 12:54 - 13 Janar, 2019