Forca ushtarake për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit

schedule17:25 - 11 Prill, 2019

schedule 17:25 - 11 Prill, 2019

Siguria e aroporit të Rinasit është në plan të parë, duke angazhuar edhe trup të policisë ushtarake të cilët bëjnë patrullimin në të gjithë perimetrin e jashtëm të aeroportit.

ABC News ndoqi nga afër sesi janë marrë masat  shtetë, ndërsa janë udhëtarët shprehen të sigurt pavërësisht grabitjes së ndodhur ne terminal. Aeroporti i Rinasit ka marrë një tjetër pamje pas grabitjes të së martës të ndodhur brenda terminalit.

Forcat Ushtrake kanë marrë në ruajtje të gjithë perimetrin e jashtëm të aeroportit, cilat patrullojnë në intervale  të ndryshme kohore. Për të parë situatën nga afër ishin edhe dy anëtaret e qeverisë Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ajo e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku.

Pavarësisht grabitjes së ndodhur brenda pistës së aeroporit të Rinasit, udhëtarët shprehen të sigurt brenda dhe terminalit dhe jashtë tij. Madje ka edhe nga ata që shprehen skeptikë për sigurinë.

ABC News ndoqi nga afër një nga patrullat policisë ushtarake. Minitorimi bëhët çdo 10 minuta dhe brenda blindit ndodhen 6 efektivi të gatshëm për çdo situatë rreziku. Gatishmëria është plan të parë.

Pika më e dobët e sigurisë është pikërisht ana fundore e aeroportit të Rinasit, nga ku u larguan autorët pasi arritën në grabisnin një sasi të konsiderueshme parash. Po edhe në këtë drejtim janë shtuar disa disa masa shtesë.

Gazetar: Andi Qosja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!