Në Elbasan ka vazhduar dhe natën operacioni i forcave speciale, RENEA -s dhe efektivëve të drejtorisë vendore të policisë së qarkut. Nga kontrollet e ushtruara gjatë dites se djeshme u ndalua nje person në kërkim dhe u shoqëruan ne polici 27 persona të tjerë. Disa nga ata qe u shoqëruan gjatë ditës së djeshme u lanë të lirë. Ndërkohë janë bllokuar disa makina, kryesisht luksoze, të cilat kanë pasur parregullsi në dokumentacion. Policia bën të ditur se është në kërkim të drejtuesit të mjetit, që mbrëmjen e së hënë goditi me makinën e policisë, teksa efektivët po shoqëronin një automjet të bllokur. Kontrollet në rrugë dhe lagjet kryesore të Elbasanit vazhdojnë.
Forca të RENEA-s vazhdojnë kontrollet në Elbasan
schedule12:29 - 22 Shtator, 2017
schedule 12:29 - 22 Shtator, 2017